MENU
klinika

Ja çfarë pritet!

Kryesia e Kuvendit vendos datën, VV ndërmerr një tjetër hap

02.06.2020 - 11:17

Lëvizja Vetëvendosja nuk ka ndërmend që të dorëzohet, ndërsa ka nisur mbledhjen e firmave për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Sikundër kishin paralajmëruar, tashmë ka nisur peticioni i partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosjes, në sheshin “Nënë Tereza”, me kërkesën e vetme, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Peticioni i Lëvizjes Vetëvendosje do të mund të nënshkruhet në të gjitha sheshet kryesore të komunave të Kosovës.

“Ushtria në rrugë për protestat”, zyrtari i lartë i policisë shpërthen keq ndaj Trump dhe lëshon thirrjen urgjente: Qepe gojën, nëse nuk keni…
Qeveria në detyrë e Kosovës, nuk pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar për krijimin e ekzekutivit të ri Avdullah Hotin e LDK-së. Për qeverinë Kurti, vendimi në fjalë është “absurd”.

Gjykata Kushtetuese konstatoi në 28 maj, se presidenti i Kosovës nuk ka kryer shkelje, por zyrtarë qeveritarë, deklaruan përmes një deklarate për shtyp se kjo gjykatë, “ka paraqitur në mënyrë të shtrembëruar përgjigjet e fituesit të zgjedhjeve”.