MENU
klinika

Rritja e frikshme e të prekurve me koronavirus

Kthehet në ‘vatër të nxehtë’ qyteti i Vlorës

14.06.2020 - 08:46

Shifrat e të infektuarve me COVID në vendin tonë vijojnë që të jenë shqetësuese. Kështu vetëm ditën e djeshme u identifikuan 48 raste të reja, një shifër rekord kjo që na dita e parë e shpërthimit të pandemisë.

Ndërkohë mësohet se në qytetin e Vlorës janë shënuar 9 raste pozitive nga tamponët e marrë në dy ditët e fundit. Përgjigjet e analizave kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme në Vlorë për të prekurit. Dita e djeshme, pra e shtuna shënoi rekordin e të prekurve në Shqipëri që pas nisjes së pandemisë, 48 të infektuar.