MENU
klinika

Racizëm dhe... shekull i ri!

“Kudo Polici, askund Drejtësi”

03.06.2020 - 09:59

        Me mijëra protestues në Paris, kundërshtuan urdhrin e policisë për ndalimin e tubimeve si shkak i koronavirusit, ndërsa u mblodhën të martën, për të protestuar kundër padrejtësisë racore dhe taktikave të ashpra të policisë, ndërsa mbarë bota është përfshirë në reagimin për vdekjen e George Floyd, në Shtetet e Bashkuara./Konica.al

Me duartrokitje, brohoritje dhe parulla ku shkruhej “Black Lives Matter” dhe “Policia Kudo, Drejtësia Askund”, turma kryesisht e moshave të reja dhe shumëkombëshe, vërshoi drejt gjykatës kryesore të Parisit. Protesta ishte paqësore, ndërsa policia vëzhgonte nga afër.

Me thirrjet “Nuk mund të marr frymë”, mijëra njerëz marshuan paqësisht në qytetin më të madh të Australisë. Tubime me mijëra njerëz u zhvilluan edhe në kryeqytetin hollandez Hagë, ndërsa qindra izraelitë protesuan në Tel Aviv.

Zemërimi u shpreh në shumë gjuhë në medien sociale, ndërsa mijëra suedezë u bashkuan përmes një proteste në internet dhe të tjerëve që flisnin nën banderolën#BlackOutTuesday.

Edhe diplomacia u përfshi në reagim, ndërsa shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha se blloku ishte “tronditur dhe shokuar” nga vdekja e afrikano-amerikanit, George Floyd.

Ndërsa protestat u përshkallëzuan në mbarë botën, solidarideti me demostruesit amerikanë u përzje edhe me shqetësimin në rritje mes komuniteteve lokale.

“Kjo ndodhi në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu, ndodh në Francë dhe gjetkë”, – tha protestuesi parizien, Xavier Dintimille. Ndërsa u shpreh, se dhuna e policisë duket më e ashpër në Shtetet e Bashkuara, ai shtoi se, “të gjithë njerëzit me ngjyrë, e përjetojnë këtë, në një farë mase.”

George Floyd, vdiq një javë më parë, pasi një polic i vuri gjurin mbi grykë për disa minuta, madje edhe pasi ndaloi së lëvizuri, duke thirrur që s’merrte frymë. Vdekja e tij, nxiti protesta që u përhapën në të gjithë Amerikën dhe tani, në mbarë botën.

Frika e koronavirusit mbetet e madhe, ndërsa policia citoi këtë arsye, për të ndaluar protestën të martën, pranë gjykatës në Paris. Grumbullimi i më shumë se dhjetë individëve, vazhdon të jetë i ndaluar në Francë, si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, protestuesit dolën në rrugë. Disa thanë, se dhuna policore u përkeqësua gjatë izolimit nga koronavirusi, kryesisht për shtresat që jetojnë në lagjet periferike dhe u përkasin pakicave kombëtare, duke e thelluar padrejtësinë.

Demostrata të ngjashme u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Francës, në nderim të Adama Traore, i cili, vdiq pak pas arrestimit, në vitin 2016, si dhe në shenjë solidariteti me amerikanët që demostruan kundër vdekjes së George Floyd.

Rasti i Traores, është bërë emblemë e luftës kundër brutalitetit të policisë, në Francë. Rrethanat e vdekjes së 24-vjeçarit francez me origjinë nga Mali, janë ende nën hetime, kur kanë kaluar katër vite nga raportet konfliktuale rreth ngjarjes.

Avokati për dy, nga tre policët e përfshirë në arrest, Rodolphe Bosselut, tha se çështjet Floyd dhe Traores,  “nuk kanë asnjë lidhje, me njëri-tjetrin”. Avokati tha, për agjencinë e lajmeve Associated Press, se vdekja e 24-vjeçarit Traore, nuk ishte e lidhur me kushtet e arrestimit të tij, por faktorë të tjerë, përfshirë probleme të mëparshme shëndetësore.

Familja e zotit Traore, thotë se ai vdiq nga asfiksimi, si rezultat i taktikave policore dhe fjalët e tij të fundit, ishin, “Nuk mund të marr frymë”.

“Nuk mund të marr frymë” – ishin po ashtu edhe fjalët e fundit të 26-vjeçarit indigjen, David Dungay, i cili vdiq në një burg në Sidnej, në vitin 2015, ndërsa po vihej nën kontroll nga pesë roje.

Ndërsa 3 mijë vetë marshuan paqësisht në Sidnej, shumë thanë se ishin pro popujve afrikano-amerikanë, mes protestave të dhunshme në Shtetet e Bashkuara, si dhe për t’i bërë thirrje Australisë, për të ndryshuar trajtimin e indigjenëve, kryesisht nga ana e policisë.

Turma me australianë kryesisht, në demostratën e autorizuar, po ashtu përfshinte protestues nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

“Marr pjesë për njerëzit e mi dhe për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona, të rëna në mbarë botën” – tha 46-vjeçarja indigjene, Amanda Hill, e cila mori pjesë në protestë, me vajzën dhe dy mbesat. “Ajo që po ndodh në Amerikë, hedh dritë mbi situatën në vend.”

WASHINGTON, DC – JUNE 1: Police clash with protesters during a demonstration on June 1, 2020 in Washington, DC. Thousands of protesters took to the streets throughout Washington to continue to show anger after the death of George Floyd while in police custody in Minneapolis. Police officer Derek Chauvin was filmed kneeling on Floyd’s neck before he was later pronounced dead at a local hospital. Floyd’s death, the most recent in a series of deaths of black Americans at the hands of police, has set off days and nights of protests across the country. (Photo by Joshua Roberts/Getty Images)

Rreth 432 indigjenë nga Australia, kanë vdekur në paraburgimet e policisë, që nga viti 1991, thuhet në një shkrim të gazetës “The Guardian”, që citon një hetim nga Komisioni Mbretëror, mbi vdekjet e popullsisë indigjene në burgje. Australia, gjithashtu, asnjëherë nuk ka nënshkruar një traktat me popullsinë idigjene të vendit, që vuan nivele më të larta se mesatarja të vdekshmërisë foshnjore, jetëgjatësi më të shkurtër dhe nivelet më të ulëta të arsimimit e punësimit, krahauar me australianët e bardhë.

Edhe pse, Presidenti Donald Trump, kërcënoi me dërgimin e trupave për të shuar protestat e dhunshme, Kryeministri kanadez Justin Trudeau, nuk pranoi ta kritikonte atë drejtpërdrejt, ndërsa tha, se protestat duhet të detyrojnë ndërgjegjësimin ndaj racizmit në botë.

“Të gjithë, po ndjekim me ankth atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara. Por, është koha që ne kanadezët, të pranojmë sfidat tona: faktin që kanadezët me ngjyrë, përballen me diskriminim çdo ditë. Kanadaja, ka racizëm në sistem.”

Më shumë protesta, në vende të ndryshme të botës, janë planifikuar më vonë, gjatë kësaj jave, përfshirë një sërë demostratash para ambasadave amerikane, të shtunën.

Gjendja në Shtetet e Bashkuara shtoi shqetësimet e diplomatëve. Vërejtjet e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Bruksel, ishtin më të fuqishmet nga blloku prej 27 vendesh, ndërsa tha, se vdekja e Floyd-it, ishte rezultat i abuzimit të pushtetit.

Borrel, u tha gazetarëve, se “sikurse populli në Shtetet e Bashkuara, ne jemi të tronditur dhe në shok, nga vdekja e George Floyd-it”. Ai theksoi, se evropianët “mbështesin të drejtën për protesta paqësore dhe po ashtu, ne dënojmë dhunën dhe racizmin e çdo lloji, duke bërë thirrje, për uljen e tensioneve.”

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se protestat paqësore në Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së George Floyd-t, janë “të kuptueshme dhe më shumë se legjitime”. “Shpresoj që protestat paqësore të mos çojnë në dhunë, por më së shumti, shpresoj që këto protesta, të kenë ndikim në Shtetet e Bashkuara.”

Më shumë udhëheqës afrikanë, po ngrenë zërin mbi vdekjen e George Floyd-it.

“Nuk mund të jetë e drejtë, që në shekullin XXI, në Shtetet e Bashkuara, ky bastion i madh i demokracisë, vazhdon të përballet me problemet e racizmit në sistem”,- tha Presidenti Nana Akufo-Addo i Ganës, përmes një deklerate, duke shtuar se, popullsia me ngjyrë, është tronditur dhe e shokuar.

Udhëheqësi i opozitës në Kenia dhe ish-kryeministër, Raila Odinga, ofroi një lutje për Shtetet e Bashkuara, “që të ketë drejtësi dhe liri, për të gjitha qeniet njerëzore, që e quajnë Amerikën, vendin e tyre.”

Ashtu si shumë në Afrikë, që kanë ngritur zërin, Odinga, po ashtu, theksoi problemet në vendin e tij, duke thënë se, gjykimi i njerëzve në bazë të karakterit, në vend të ngjyrës së lëkurës “është një ëndërr që ne në Afrikë, i kemi borxh qytetarëve tanë.”/VOA

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bebe Rexha kërkon drejtësi për George Floyd

“Askush s’duhet të vritet për shkak të ngjyrës së tij”

Skenari i fundit/ Çfarë shkruajnë mediat e huaja?

Vrasja që ka trazuar Amerikën me protesta të përgjakshme