Arrestohen babë e bir në Mallakastër. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në zonën e Çorrushit, Mallakastër, u konstatua një rast tentative kultivimi të bimëve narkotike.
Policia ka vënë në pranga shtetasit Petrit Ismaili, 44 vjeç dhe Mehmet Ismaili, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike canabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Policia deklaron se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.
Ndërkohë dje, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi denoncimin e një qytetari dixhitial, i cili thoshte se “është arrestuar për drogë vëllai i narkokryetarit monist të Mallakastrës” Qerim Ismaili dhe se ka “ndërhyrje të fuqishme nga narkoshteti për lirimin e tij”.