MENU
klinika

Pamjet e dy luftanijeve

Kur dy “bishat” amerikane operojnë së bashku në det…

05.06.2020 - 17:16

Aeroplanmbajtësja e parë amerikane e kategorisë Ford e quajtur USS Gerald R. Ford kushtoi 13 miliardë dollarë, dhe tashmë ka kapërcyer shumicën e problemeve të evidentuara në testime.

Gjatë kësaj kohe ajo ka lundruar përkrah aeroplanmbajtëses tradicionale Nimitz që vazhdon të kryejë funksionet mbrojtëse të SHBA.

Megjithëse konfigurimet e tyre duken të ngjashme, dy luftanijet kanë ndryshime të mëdha, si të dukshme dhe të padukshme.

Superstruktura e kullës së Nimitz ka ndryshuar shumë gjatë viteve, ndërsa ajo e aeroplanmbajtëses Ford është reduktuar dhe më shumë dhe është zhvendosur akoma më në anë të kuvertës, për të hapur hapësirë operacionesh.

Forma e saj është ndikuar dhe nga radari modern Dual Band Radar me gjashtë antena, që ka sjellë eliminimin e modeleve të vjetra me rrotullim 3D e 2D.

Aeroplanmbajtësja Ford ka vetëm tre ashensorë avionësh në vend të katër që kanë modelet më të vjetra por kjo vjen prej masës së saj më të madhe që shton gjithsesi numrin e operacioneve.

Prej kësaj të fundit ekspertët thonë se luftanija e re mund të realizojë 25 për qind më shumë lëshime avionësh në ditë sesa pararendësit e saj, edhe pse për momentin ky objektiv ende nuk është realizuar.