MENU
klinika

“21 vjetori i çlirimit të Kosovës”

Kurti-qytetarëve: Të mblidhemi nesër në sheshin Skënderbej

11.06.2020 - 12:43

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ditën e sotme u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të dalin në një tubim në sheshin Skënderbej.

Lideri i opozitës ka thënë përmes një videoje në ‘Facebook’, se situata do zgjidhje duke u futur në zgjedhjet që po vijnë. Po ashtu ai premtoi se kësaj radhe LVV do të fitojë vota mbi shumën e gjithë të tjerëve.

Ndërsa për rolin e ri atë të opozitarit, Kurti tha i bindur se LVV e bën fuqishëm si askush më parë, por edhe qeverisjen në 4 muaj e bëri mirë si asnjë tjetër.

“Të dashur qytetarë, ju ftoj që nëpër këto pika, duke ruajtur distancën nesër në sheshin Skënderbej të mblidhemi për të shënuar 21- vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15- vjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë përvjetor të 2-fishtë. Ndodhemi në situatën që duhet durim dhe zgjidhje. Durim për të përballuar pandeminë e koronavirusit që nuk ka kaluar, dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën si askush më parë. E sivjet kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen si askush tjetër. Ne po rritemi shumë. Sepse në zgjedhjet që po vijnë do fitojmë mbi shumën e të tjerëve. Nuk ka Lëvizje pa popull, kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në këtë tubim paqësor, me muzikë e fjalime, ejani masivisht.”- u shpreh Albin Kurti.

Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin "Skënderbeu", në ora 17:00

Tubim publik paqësor, të premten, në sheshin "Skënderbeu", në ora 17:00, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës e 15 vjetorin e formimit të VETËVENDOSJE!-s.

Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 11. Juni 2020

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi i Hotit për dialogun me Serbinë

Kurti refuzon “Forumin e Liderëve”