MENU
klinika

Ka shpëtuar mbi 2000 fëmijë

Kush është shqiptarja që quhet “Nënë Tereza e dytë”!

02.06.2020 - 12:24

Ajo është cilësuar si Nënë Tereza e dytë pasi ka punuar vullnetarisht për 8 vjet duke u ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë në Austri, me probleme të ndryshme shëndetësore.

Fatime Blakaj ka deklaruar për emisionin “Rreze Dielli” se jeton në Austri prej 31 vitesh dhe profesionin e saj të parë e ka dizanjuese, por pas emigrimit drejt Austrisë, duket se jeta e saj mori një rrjedhë tjetër.

“Ishte vjeshtë e vitit 1992, kur mora vesh për disa fëmijë që ishin në spital, dhe shkova për ti bërë një vizitë, nga ajo ditë nuk i jam larguar më, me thënë të drejtën ato dy fëmijë që i takova për hërë të parë, ata dy fëmijë shqiptarë e ndërruan kahjen e jetës sime”, thotë Fatime Blakaj, e cila pas asaj dite, ajo nuk dëshironte më që të vazhdonte profesionin e saj.

“Kam punuar 8 vite vullnetarisht pa asnjë kompensim, me ndihmën e ish-bashkëshortit dhe fëmijëve të mi, gjithmonë jam munduar që sa herë janë nisur fëmijët për Shqipëri, t’ju blej rroba e gjëra të reja.

Ajo tregoi se ka ndihmuar mjaft fëmijë dhe familje shqiptare gjatë këtyre viteve duke iu gjendur pranë në çdo moment.

“Janë më shumë se 2000 fëmijë që I kam pasur nëpër duart e mija me thënë të drejtën, fëmijë që I kam fshirë lotët, që i kam ledhatuar flokët, fëmijë që i kam shtrënguar dorën, që I kam mbajt kur kanë qenë vetëm fare”, thotë Fatime Blakaj.

Blakaj kujton rastin e një fëmije, i cili padashur ka pirë acid, por edhe raste të tjera, me probleme në zemër etj, por që sot shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?