MENU
klinika

I akuzuari mohon autorësinë

Laç/ Vriten biznesmenët, Gjykata lë në burg Kreshnik Tushën

03.06.2020 - 08:24

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e arrestit me burg për 21 vjeçarin Kreshnik Tusha, i dyshuar si njëri nga autorët e vrasjes së dyfishtë në Kurbin.

Masa e sigurisë për Tushën është bërë mbrëmjen e së martës në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekim, pasi është i plagosur në këmbë, shkruan “shqiptarja.com”.

I riu ka mohuar që të ketë lidhje me ngjarjen, por pritet përgjigja e analizimit të njollave të gjakut që do të faktojnë ose jo përfshirjen e tij në këtë krim.