MENU
klinika

Albumi i gjashtë në karrierën e saj

Lady Gaga prezanton ”Chromatica”

02.06.2020 - 09:55

Këngëtarja e hip-popit Lady Gaga kthehet në fillimet e saj.

Albumi i ri i saj ”Chromatica” i gjashti i karrierës është një himn për muzikën hit-pop ashtu si ai i vitit 2009 me ”Dance Just Dance”.

“Unë bëra përsëri një album vallëzimi dhe kjo pistë vallëzimi është e imja, e meritova”. theksoi këngëtarja.

Lëshimi i albumit u njoftua nga vetë Gaga me një postim në Instagram ku këngëtarja duket të vallëzojë nga shtëpia e saj me ritmin e këngës ”911” (Në SHBA është një numër urgjence).

”Chromatica”, i planifikuar fillimisht për më 10 prill, u shty për shkak të pandemisë.