MENU
klinika

Kur të filloni dhe si ta bëni atë?

Larja e dhëmbëve të fëmijëve…

24.06.2020 - 16:46

Ka kaq shumë momente që prindërit të mbajnë gjurmët e vitittë parë të jetës së fëmijës së tyre: buzëqeshja e parë, fjala e parë, zvarritja për herë të parë, ushqimi i parë i ngurtë dhe natyrisht, shfaqja e dhëmbit të parë të vogëlushit tuaj.  Është gjithmonë  interesante të shihni të gjitha zhvillimet e reja në jetën e tyre.

Një ngjarje që shpesh nuk arrin të jetë e këndëshme ,është hera e parë që i lani dhëmbët.

Por  a i dini rekomandimet se si të mbroni dhëmbët e fëmijëve dhe të promovoni shëndet të mirë të tyre? Mos u shqetëso nëse përgjigjja është jo, thjesht vazhdo të lexosh…

Kur duhet të filloni të lani dhëmbët e foshnjës?

Kujdesi  për higjenën e tyre orale duhet të fillojë shumë më herët.  Nuk do të duhet të prisni derisa dhëmbi i parë të dalë mbi vijën e mishit të dhëmbëve për të filluar ti pastroni gojnën. Kur nuk i kanë dalë dhëmbët akoma, mund të përdorni një leckë të butë të lagur ose një furçë gishti për të fshirë mishrat e dhëmbëve dhe për të hequr bakteret. Kjo ndihmon për të parandaluar dëmtimin e dhëmbëve të tyre dhe ka përfitimin e shtuar për t’i mësuar ata që të lajnë gojën vazhdimisht.

Sapo dhëmbët të fillojnë të shfaqen, rekomandohet të siguroheni që të lani dhëmbët e fëmijës të paktën dy herë në ditë. (Një herë duhet të jetë pas vaktit të fundit dhe para shtratit për të mos lejuar që ushqimi ose qumështi të rrinë  në gojë  gjatë natës!) Në këtë kohë gjithashtu mund të përdorni  furça gishtash ose një furçë të përmasave të fëmijëve me fijë  të buta dh eta fërkoni butësisht dhe me kujdes.

Para se fëmija të ketë dhëmbë. Ju mund të filloni ti lani dhëmbët vetëm me një leckë të lagur dhe me pak ujë .

Fshini butësisht të gjithë mishrat e dhëmbëve dhe sigurohuni që të pastroni edhe nën rajonin e buzëve për të ndihmuar në uljen e rritjes së baktereve! Pasi fëmija ka dhëmbë, por përpara se të mund të pështyjë ,përdorni një furçë të lagur , të butë në sipërfaqet e përparme, të pasme dhe të sipërme të të gjithë dhëmbëve dhe përgjatë vijës së gojës . Ju mund të vendosni të përdorni pak pastë dhëmbësh në madhësinë e një kokërre  orizi për fëmijët nën 3 vjeç.

Inkurajoni fëmijën tuaj të përpiqet të pështyjë pastën e dhëmbëve ashtu siç është në gjendje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merrni përgjigje për refluksin e foshnjave

Foshnja juaj nxjerr vazhdimisht ushqimin?!