MENU
klinika

Serie A, Java 29

Lazio përmbys në Torino, presion Juventusit

30.06.2020 - 20:32

Lazio ka arritur një tjetër përmbysje, kësaj here në transfertë nda Torinos, në shifrat 2-1. Një sukses që ngushton në 1 pikë diferencën me Juventusin kryesues, por ky i fundit ka një ndeshje më pak.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh me anë të një penalltie, Belotti u tregua i saktë nga pika e bardhë që në minutën e pestë, Strakosha i mposhtur. 1-0 përfundon pjesa e parë.

Në të dytën, i zakonshmi Ciro Immobile mori një pasim të mirë nga Luis Alberto dhe me një kontroll të mirë të topit dhe një gjuajtje shumë të saktë barazoi shifrat në 1-1 në 48’. Ky ishte goli i 29 për sulmuesin këtë sezon. Ai po zhvillon një edicion fantastik, -5 gola nga Lewandowski.

Lazio ka arritur të përmbysë rezultatin 1-2 pas golit të shënuar nga Parolo. Lacialët shënuan me “dhunë” në minutën e 73′. Parolo arriti të mposhtë portierin kundërshtar me një goditje nga brenda zonës. Lazio mban të hapur titullin kampion.