MENU
klinika

Bashkëpunimi i tyre i parë

Ledri Vula dhe Capital T do të thyejnë rrjetin!

08.06.2020 - 12:35

Ky është lajmi të gjithë po prisnim prej kohësh të dëgjonim! Dy artistët më në zë të momentit, Ledri Vula dhe Capital T, janë bashkuar për të na e bërë më të bukur këtë verë.

Si shkruan, “Iconstyle.al” ka siguruar foto nga skena e xhirimeve, ku dy reperët kanë pozuar me fansat e tyre, që duket s’e nuk e kanë mbajtur dot lajmin e bukur për vete por na e treguan edhe ne.

Ledri dhe Kapo shfaqen të veshur me këmisha verore teksa xhirojnë në një vend të rrethuar me kodra të gjelbëruara, ndërsa ne u bëmë tepër kuriozë për këtë bashkëpunim.

Dyshja nuk ka ndarë ende asnjë lajm lidhur me këtë projekt, mirëpo nuk kanë munguar “paralajmërimet” se gjëra të bukura po vijnë.

Sigurisht, bashkëpunimi i tyre i parë duhet të jetë një prej gjërave të bukura që na presin nga reperët.

Ende nuk kemi një titull kënge apo një datë publikimi, por me siguri këto informacione s’do të vonojnë gjatë.

Bëhuni gati ta digjni këtë verë, sepse hiti i ri i Capital T dhe Ledrit do të jetë flakë!