MENU
klinika

Yelena Isinbayeva

Legjenda e atletikës lëshon apelin: Pranë katastrofës

29.06.2020 - 15:21

Legjenda e atletikës botërore, rekordmenia ruse Yelena Isinbayeva, thotë se atletika e vendit të saj është në prah kolapsi. Këtë e ka thënë edhe në letrën publike për presidentin Putin, në të cilën tregon gjendjen e atletëve rusë vetëm disa orë para afatit të 1 korrikut.

Pikërisht në këtë datë Federata Ruse e Atletikës duhet të paguajë gjysmën e 9 milionë eurove gjobë, të vendosur ndaj saj nga Federata Botërore e Atletikës (IAAF), në mënyrë që atletët e tyre “të pastër” të mund të garojnë.

Dënimi financiar u mor në janar të vitit 2020, pa shlyerjen e tij nuk lejohet të garojë në gara ndëkombëtare asnjë atlet rus. Duke qenë se 1 korriku është në prag, Isinbayeva ka lëshuar sinjalin SOS, përmes një letre tjetër drejtuar presidentit të Atletikës Botërore, Sebastian Coe, dhe atij të IOC, Thomas Bach.

Ajo tërheq vëmendjen e dy organizmave në fjalë, duke paralajmëruar se përjashtimi nga garat i atletëve rusë do të ishte “shkelje e madhe e parimeve sportive dhe e të drejtave të sportistëve të pastër”. Në të dyja letrat paralajmëron që, nëse nuk bëhet pagesa përkatëse, procesi i Atletit të Autorizuar Neutral (ANA) do të pezullohet, gjë që lejon që disa atletë rusë të garojnë nën një flamur asnjanës.

yelena isinbajeva

“Federata ndërkombëtare nuk ka të drejtë t’iu mohojë mundësinë atletëve të pastër rusë, të cilët e kalojnë me sukses kontrollin e rreptë anti-doping. Ata duhen lejuar të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, të paktën me statusin neutral. Sipas mendimit tonë, heqja dorë nga këto të drejta është një shkelje e madhe e parimeve sportive dhe të drejtave të atletëve të pastër”, – thotë Isinbayeva.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN