MENU
klinika

Bundesliga, java 29

Leipzig nuk gabon, rikthehet i treti

01.06.2020 - 21:33

Pas ndalesës në barazim javën e kaluar në shtëpi me Hertha Berlin, Leipzig i është kthyer fitores, duke mposhtur 4-2 Koln në transfertë. Një sukses që rikthen “Red Bulls”-at në vendin e tretë në Bundesligë, pozicion që të mban në Champions.

Ashtu si një javë më parë, edhe këtë herë Leipzig ka përmbysur shifrat, me ndryshimin që kësaj here ka mbajtur avantazhin deri në fund. Në fillim shënon Cordoba (7’) për vendasit, ndërsa Schick barazon në 20’ për Leipzig.

Në 38’, Nkunku i jep avanatazhin Leizpig dhe me kaq mbyllet pjesa e parë. Në të dytën, nuk mund të mungonte Werner, që realizon golin e tretë në 50’. Goli i 25-të për të, 4 gola më pak se Lewandowski. Vendasit ngushtojnë në 55’ me Modeste, por 2 minuta më pas Olmo shuan shpresat për Koln. Nuk ka më gola, mbyllet 2-4.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dopietë e Lewa-s, kryeson në Europë

Goleadë, Bayern “prek” titullin e tetë radhazi