MENU
klinika

“Europa duhet të jetë në lartësinë e Historisë"

Macron: Marrëveshja e rimëkëmbjes të jetë ambicioze

20.06.2020 - 10:39

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u bëri sot thirrje liderëve europianë që të gjejnë një marrëveshje, në samitin e tyre të planifikuar në korrik, për një rimëkëmbje ambicioze të bazuar në solidaritetin buxhetor.

“Europa duhet të jetë në lartësinë e Historisë duke kryer një rimëkëmbje ambicioze të bazuar në solidaritetin buxhetor”, tha ai në Twitter, pas një samiti virtual të krerëve të shteteve BE-së.

“Pas marrëveshjes franko-gjermane prej 500 miliardë eurosh dhe propozimit të Komisionit Europian, le të gjejmë një marrëveshje më 27 korrik”, shtoi ai.

Drejtuesit europianë kanë planifikuar të takohen ballë për ballë, në mes të korrikut, në Bruksel për të gjetur një marrëveshje të shpejtë mbi një plan masiv të rimëkëmbjes pas koronavirusit të ri.

Raundi i parë i diskutimeve, i zhvilluar sot, nxorri në pah disa mosmarrëveshje.