MENU
klinika

Në autostradën Levan-Tepelenë

Makina del nga rruga, plagosen 3 gra

18.06.2020 - 07:13

3 gra kanë mbetur të plagosura mbrëmjen e  djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë.

Sipas Policisë, sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier – Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.