MENU
klinika

Sulmuesi ynë me “valixhe në duar”

Malaga dhe Levante gjejnë akordin për Sadikun

04.06.2020 - 21:47

Ka ndërruar shumë skuadra, nga Locarno, Lugano, Zurich, Legia e deri tek ato spanjolle Levante dhe Malaga, ndërsa tani duket se Armando Sadiku ka gjetur stabilitetin në lojë, por e ardhmja mbetet sërish në dyshim. Klubi i Malagës ka zgjatur marrëveshjen e huazimit.

Kontrata e bomberit shqiptar, i cili është në pronësi të Levantes skadonte më datën 30 qershor, por për shkak të pandemisë së Koronavirusit, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, që Sadiku të vazhdojë të jetë pjesë e Malagës deri në fund të këtij sezoni.

29-vjeçari është golashënuesi i skuadrës së tij, ndërsa e ardhmja duket larg Malagas. Ekipi aktual i shqiptarit nuk ka mundësi ekonomike që të paguajë kartonin e tij. Me shumë gjasa, vera do ta gjejë sërish me valixhe në duar lojtarin e Kombëtares shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN