MENU
klinika

Ja ç’po ndodh në Muriqan!

Mali i Zi njoftoi mbylljen e kufirit me Shqipërinë

20.06.2020 - 20:00

Mali i Zi ka bërë me dije se ditën e nesërme do të mbyllë kufirin me Shqipërinë pas rritjes së numrave të të infektuarve në javët e fundit.

Por mbrëmjen e sotme, në pikën doganore të Muriqanit për në Mal të Zi ka pasur fluks automjetesh. Nga videoja e siguruar nga Report TV duke që vargu i makinave që presin për të hyrë në territorin malazes është shumë i madh.

Mbyllja e kufirit me Shqipërinë nga ana e Malit të Zi fillon prej mesnatës të së dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është e vlefshme deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.