MENU
klinika

COVID-19/ Ja kush ndalohet

Mali i Zi rregulla për shqiptarët në kufi: Iu lejohet të hyjnë vetëm me…

20.06.2020 - 07:49

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur disa rregulla të forta sa i takon hyrjes në kufi të shtetasve të huaj. Tashmë të gjithë ata persona që do të futen në Mal të Zi duhet të kenë me vete testin që rezulton negativ për koronavirus.

Ky vendim i malazezeve, hyn në fuqi mesnatën e 21 qershorit.

Qeveria e Malit të Zi publikoi të premten kufizimet e reja sa i përket hyrjes së shtetasve të huaj në vend. “Mali i Zi prezanton metodologjinë e re për rihapjen e mëtejme të kufijve dhe vazhdon të mbajë në fuqi politikat e saj për të siguruar mbrojtje të shkallës së lartë nga Covid-19, si për qytetarët, po ashtu edhe për turistët. Këto masa hyjnë në fuqi të dielën në mesnatë, më 21 qershor”, thuhet në një postim në Twitter të Qeverisë së Malit të Zi.

Qeveria e Malit të Zi, përmes një harte ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, qytetarët që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe shtetet, qytetarët e së cilave e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.

Sipas kësaj harte, qytetarët nga Shqipëria, Kosova dhe ata të Bosnjë e Hercegovinës iu lejohet hyrja me testin, ndërsa shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.

Për të udhëtuar drejt shtetit fqinjë do të duhet…

Mali i Zi vendos edhe Shqipërinë në listën e “verdhë”

Ja sa u regjistruan brenda 24 orëve!

Mali i Zi regjistron rekord infektimesh

Do të dalin me një listë të përbashkët

Edhe shqiptarët e Malit të Zi bëhen bashkë në zgjedhje

Me më pak se 2 mijë raste/ Ja masat!

Mali i Zi shpall sërish epideminë e koronavirusit

Mekanizmi për ndihmë humanitare

BE, 65.000 maska për katër vendet e Ballkanit

Hap kapitullin e fundit të negociatave

Mali i Zi një hap larg anëtarësimit në BE