MENU
klinika

Ja kur do të vijë në Shqipëri

Maluma, gati për rinisjen e koncerteve!

04.06.2020 - 11:13

Për shkak të situatës së Koronavirusit, në vendin tonë u anuluan disa evente kulturore, mes tyre edhe koncerti i këngëtarit Maluma.

Edhe pse të gjithë mezi po e prisnim, organizatorët së bashku me qeverinë vendosën që koncerti të mos mbahej më 14 mars në mënyrë që të mos përhapej Koronavirusi.

Shtyrjen e koncertit e konfirmoi edhe Maluma, i cili zbuloi edhe datat e reja të turit botëror.

Për Tiranën është vendosur data 6 shtator 2020, ndaj duhet të presim edhe pak për ta parë live yllin e muzikës që ka çmendur vajzat në mbarë botën.

Vetë Maluma tregon se situata e Covid-19 ia ka sjellë në majë të hundës dhe mezi po pret t’i rikthehet koncerteve, për të cilat e ka marrë malli më së shumti.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një foto ku i drejton gishtin e mesit koronavirusit, ndërsa krahas postimit shkruan.

“Në djall koronavirusi! Dua të kthehem në koncerte që tani!”

 

Koncerti madhështor i tij do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Për të gjithë ata që kanë blerë biletat, organizatorët kanë njoftuar se ato janë të vlefshme për datën e re.