Prej ditës së sotme hapen të gjitha vendkalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku vendasit dhe të huajt do të lëvizim pa pengesa, pa detyrim testi COVID-19 dhe pa karantinë të detyrueshme.
Vendimi u mor nga qeveria mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Qeveria mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe aeroportet e Shkupit si dhe ai në Ohër.
Mbetet si detyrim respektimi i rekomandimeve për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse personale, mbajtjes së distancës dhe dezinfektimet e shpeshta.
Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja.
Megjithatë, me përjashtim të Serbisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Turqisë, ky detyrim mbetet për hyrje në disa vende në rajon dhe në vendet anëtare të BE-së.
Për udhëtim në vendet anëtare të BE-së vlejnë udhëzimet e lëshuara nga KE-ja për hapjen e kufijve nga 1 korriku. Këtë vendim pritet të shqyrtohet sërish për shkak të rritjes së numrit të të sëmurëve me koranavirus në vendet në rajon.