MENU
klinika

Gjeneral Piro Ahmetaj

Marrëveshje detare mes Greqisë dhe Italisë/ Heshtje cinike apo dorëzim i interesave kombëtare?

12.06.2020 - 19:50

Gjeneral * AHMETAJ & Admiral BEJA: “Marreveshje hisorike detare mes Greqisë dhe Italisë = Heshtje cinike apo dorëzim pa kushte i interesave kombëtare”!

Një koleg nga Athina sapo na ka adresuar vëmendjen e Tij patriotike mbi një: “marreveshje historike detare”, për ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike (EEZ = Exclusive Economic Zone), të nënshkruar në datë 9 Qershor 2020, përkatësisht midis 2 Ministrave të Jashtem Grek Nikos Dendias dhe atij Italian, Luigi di Mayo, çka i “jep zgjidhje një çështje 43-vjeçare” mes dy vëndeve (nga viti 1977)!

Siç shihet edhe nga ilustrimi në hartë dhe në lajmin e publikuar nga gazeta ekathimerini (bashkëlidhur = http://www.ekathimerini.com/253489/article/ekathimerini/news/greece-and-italy-sign-historic-maritime-borders-accord), marrëveshja që shtrihet edhe për Detit Jon, është një mesazh i qartë që po i dërgohet Shqiperisë për pozicionin diplomatik të Greqisë dhe vendosmërinë e saj për të ecur përpara, bazuar në të drejtën ndërkombëtare të “Montego Bay”!

Kështu,nga pala greke, ka entuziazëm por edhe shpresë, se kjo qasje e demarkacionit të nënëshkruar me Italinë do të ndiqet dhe pranohet nga vendet e tjera të mesdheut si me Shqipërinë apo me Egjyptin pasi kryeministri Kyriakos Mitsotakis e bëri të qartë mesazhin e djeshëm pas nënshkrimit të marrevshjes.

Sidoqoftë, marrëveshja mbetet të ratifikohet nga të dy parlamentet kombëtarë, në Greqi dhe Itali, dhe është mjaft e qartë se për Athinën ky proces parlamentar është një përparësi absolute.

Një detaj i rëndësishëm është nënshkrimi i një teksti në Komision, ku Greqia dhe Italia bashkërisht kërkojnë një ndryshim të ardhshëm në rregulloren e zakonshme të politikës së peshkimit, në mënyrë që, kur Greqia të vendosë të zgjerojë detin territorial nga 6 në 12 milje detare dhe ruhet aktiviteti i peshkimit të peshkatarëve italianë në zonën midis 6 dhe 12, që tani është ne ujrat teritoriale por do të lejohet peshkimi duke caktuar numrin e anijeve dhe llojin e peshkut qe do gjuhet”!!

Gjithësesi, duhet nënvizuar se marreveshja vjen mbas disa muajsh tensioni mes Greqise, Qipros dhe Turqise mbasi Ankara firmosi marreveshjen me Qeverine e Tripolit në Libi, pëkunder kësaj qasje!

E lexuar profesionalisht e thene me qartë strategjikisht dhe: “çdo shtrirje e detit territorial të Greqisë më shumë se 6 Milje në veri të ishujve Fanos dhe Erikusa, është “Cënim i interesave kombetare, në mos pushtim i hapesirës detare si dhe Zonës Eskluzive Ekonomike te RSH”!

Ndersa një pikëpyetje tjetër kritike është fakti që Qeveria e Tiranës duhet t’Ju japi përgjigje Shqiptarëve nëse: “ka patur takime treshe, mes Greqisë, Shqipërise dhe Italisë për sa hapesirën e detit Jon, pasi nga ky burim mediatik, nënkuptohet se” “Greqia e ka zgjidhur me Italine edhe në emer të RSH” ?!

Në përmbledhje, pikëpyetje alarmante është: “Gallataxhiu – Kryeminister dhe Institucionet shtetërore përgjegjëse përpara se të “harbohen” për “përjëtësimin e tepsisë, timonit dhe karrikeve të pushtetit”, me prapagandë dhe demostrime – folkorike të “shqiponjës dy krenare”, do duhet të dale nga Bunkeri i Surrelit dhe qartësojë publikisht shqiptarët për: “Heshtjen cinike i qeverisë, në mos dorëzim pa kushte i interesave kombëtare të RSH” ?!

ARTIKULLI DHE HARTA ILUSTRUESE BASHKËLIDHUR:

https://www.ekathimerini.com/

Greece and Italy sign ‘historic’ maritime borders accord Greek Foreign Minister Nikos Dendias and his Italian counterpart Luigi Di Maio on Tuesday inked a maritime borders agreement delimiting an exclusive economic zone (EEZ) between the two countries.

The agreement, which was signed by the two foreign ministers during a visit by Di Maio to Athens and is an extension of a 1977 accord, paves the way for Greece and Italy to explore for and exploit marine resources.

It also paves the way for Greece ?? to reach a similar deal with neighboring Albania ?? !

“The delimitation of maritime zones with all of our neighbors in the context of international law is a consistent objective for this country,” Dendias said in comments after signing the agreement.

In a regular press briefing earlier in the day, government spokesman Stelios Petsas hailed the agreement as “a development of historical significance.”

The agreement comes amid months of mounting tension between Greece, Cyprus and Turkey and also after Ankara signed a contentious accord with the Tripoli-based government in Libya it claims gives it exploration and drilling rights in parts of the Eastern Mediterranean that overlap the Greek continental shelf.\

“The delimitation of maritime zones is accomplished with valid agreements, not with invalid ones like that signed by Turkey and [the Libyan government of Fayez] al-Sarraj and with maps unilaterally submitted to the United Nations,” Dendias said on Tuesday.

Dendias and Di Maio had met in Rome in February to discuss further cooperation between the two countries in the energy sector in the eastern Mediterranean, where Greece and Italy are partners on the EastMed gas pipeline project.