MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Marshon Drita, Flamurtari fiton duelin e mbijetesës

28.06.2020 - 19:02

Kanë përfunduar 3 ndeshjet javës 27 në Superligën e Kosovës. Drita e ka mposhtur 2-0 Dukagjinin, Trepca ’89 në transfertë mundi Drenicën, ndërsa në shtëpi Flamurtari mposhti Ferizajn.

Kryesuejsa atuale e kampionatit, Drita, priti në shtëpi ekipin tashmë të rënë nga elita e futbollit kosovar, Dukagjinin, dhe pas 90 minutave lojë, arriti ta mposhtë 2-0 me golat e Liridon Lecit në minutën e 53’ dhe Astrit Fazliut 88’, për të vazhduar marshimin drejt titullit.

Vëmendja kryesore ishte në kryeqytet, aty ku Flamurtari dhe Ferizaj u takuan dhe janë në garë për mbijetesë. Pas 90 minutave lojë vendasit fituan dramën 3-2.

Në garën për mbijetesë luftuan edhe Drenica me Trepçën ’89 në Skënderaj, ku triumfuan miqtë. Pjesa e parë është mbyllur 2-2, derisa në atë të dytë shënuan miqtë dy herë për të fituar 4-2 këtë ndeshje shumë të vlefshme.