MENU
klinika

Pas testeve për Covid-19

Mbaron akthi, Tirana udhëton drejt Gjirokastrës

06.06.2020 - 18:41

Ende pa u plotësuar 12 orë (siç ndodh rëndom në testet anti-Covid-19), klubi i Tiranës ka marrë përgjigjen e tamponëve të bëra sot paradite. Bardheblutë mund të marrë frymë lirish pas ndeshjes së fituar me Bylisin.

Pasi lojtari i Bylisit, Eridon Qardaku, doli pozitiv me Covid-19, dhe ndeshja u zhvillua në Ballsh, Ministria e Shëndetësisë dha urdhër dje për kryerjen e testeve te Tirana. Futbollistët iu nënshtruan sot paradite testeve të Covid-19 në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe fatmirësisht mësohet se të gjithë kanë dalë negativ.

Kjo do të thotë se kampionati nuk cënohet dhe do të vazhdojë normalisht. Një lajm i mirë për kryeqytetasit që marshojnë drejt titullit kampion. Ata duket se do të festojnë 100 vjetorin me një trofe madhor. Tirana ka udhëtuar drejt Gjirokastrës, teksa nesër në orën 17:00 do të luajë përballë Luftëtarit vendas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi pas urdhërit të Ministrisë për teste

FSHF: Burokratët e paditur duan të na lënë pa futboll