MENU
klinika

Mbrojtja nga COVID

A duhet të mbani syze në këtë periudhë?

10.06.2020 - 10:34

Siguria e lidhur me koronavirusin është thelbësore nëse mbani lente kontakti, syze të zakonshme apo syze mbrojtëse, thonë ekspertët.

Ndërsa Akademia Amerikane e Oftalmologjisë rekomandon kufizimin e përdorimit të lenteve të kontaktit dhe kalimin në syze gjatë pandemisë, Shoqata Optometrike Amerikane thotë se nuk ka asnjë provë që mbajtja e lentev të rrit rrezikun e COVID-19.

“Me larjen e duhur të dorës para futjes dhe heqjes së lenteve , pastrimit të duhur të tyre dhe sigurimit që nuk i prekni kurrë sytë gjatë gjithë ditës, është e arsyeshme që të mbani lente kontakti në mënyrë të sigurt”, tha Danielle Natale, optometrist në LifeBridge Health Instituti Krieger Eye në Baltimore. Nëse zhvilloni simptoma të ftohti ose të ngjashme me gripin, ndaloni së veshuri lentet e kontaktit, thonë ekspertët.

Koronavirusi i ri mund të përhapet përmes pikave të frymëmarrjes që njerëzit lëshojnë kur marrin frymë, flasin, kolliten ose teshtijnë. “Pra, është më mirë, nëse është e mundur, të mbroni sytë me syze, një mburojë të fytyrës ose ndonjë formë tjetër të mbrojtjes së syve”, tha Dr. Laura Green, okulisti në institut. Ndërsa syzet e përditshme mbrojnë sytë, ato mund të mos sigurojnë mbrojtje adekuate nga pjesa e sipërme, e poshtme dhe anët e kornizave. Syzet e sigurisë mund ta bëjnë këtë. Instituti rekomandon pastrimin e xhamave çdo ditë me një sapun të butë dhe ujë, dhe tharjen e tyre me një leckë me material mikrofibër.

“Është e rëndësishme të shmangni fshirjen e syzeve me letër ,këmishën që keni veshur , ose ndonjë leckë tjetër që nuk është e dizajnuar për pastrimin e xhamave, sepse këto gjëra do të shkaktojnë gërvishtje”, tha Green.

Lani leckat me mikrofibër rregullisht.

Mos vendosni syze ose lente kontakti në asnjë sipërfaqe për të cilën nuk jeni të sigurt se është e pastër dhe mos lejoni që të tjerët të trajtojnë syzet tuaja. Mbani syzet e ruajtur në një vend të pastër kur nuk i përdorni, dhe tha Green, mos i varni në qafë me një fije mbajtëse. “Varja e tyre rreth qafës mund të ekspozojë pjesën e brendshme të xhamave ndaj pikave të ajrit”, tha Green.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konkurrenca në biznes e dy gjigandëve

CNBC/ Amerika nuk po fiton para në Kinë!?