MENU
klinika

La Liga, Java 33

Messi arrin 700 gola me një Panenka, por ndalet Barça

30.06.2020 - 23:00

Dy barazime radhazi 2-2 dhe Barcelona duhet thjesht të kryqëzojë gishtat që të gabojë Real Madrid sa i përket titullit kampion. Katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Atletico Madrid, që i bën nder Realit.

Sfida është zhbllokuar pas vetëm 12 minutash lojë. Ishin vendasit që kanë shënuar të parët me ndihmën e Diego Costa-s. Sulmuesi i Colchonero-s, në fakt, ka devijuar me finte në portën e tij një goditje këndi të Leo Messi-t.

Megjithatë, ndeshja është barazuar në minutën e 19-të nga Saul, pasi nuk fal nga pika e bardhë e penalltisë. Por nga pika e bardhë kompletoi 700 gola Leo Messi-n në karrierë.

Ylli i Barcelona-s e ka arritur shifrën e çmendur sa filloi pjesa e dytë kur ka kaluar në avantazh 2-1 katalanasit. “Pleshti” e ka realizuar golin e 700-të me një goditje në stilin “Panenka”.

Gjithsesi, festa është prishur përsëri nga Saul, sërish me një penallti, në 62’ rezultati bëhet 2-2. Barcelona përpiqet shumë, por mungon saktësia. Real Madrid tashmë e ka vetë në dorë titullin.