MENU
klinika

”8 qershori po afron!”

Meta: Mesazhi i BE është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për ‘Zgjedhoren’

03.06.2020 - 08:12

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetuar mesazhet e djeshme nga BE, përkatësisht nga komisioneri për zgjerimin Varhelyi por dhe nga Soreca për Reformën Zgjedhore.

Pikërisht Meta thotë se zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për ‘Zgjedhoren’ dhe KE mezi pret të shënojë lajm pozitiv për Shqipërinë.

8 qershori është data që përmend Meta. Kjo datë përkon me fundin e kësaj jave, pasi java e kaluar u mbyll me një mosarritje të konsensusit. Ambasadori i BE Soreca ka kërkuar që sot të arrihet marrëveshja.

STATUSI NGA ILIR META

Mesazhi i djeshëm i Bashkimit Europian është i qartë, zbatimi i kushteve fillon me konsensusin për reformën zgjedhore.
8 qershori po afron!

Komisioni Europian mezi po pret të shënojë një lajm pozitiv për Shqipërinë!

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!