MENU
klinika

Thirrja nga boksieri

“Mike Tyson mund të vdesë në ring”

01.06.2020 - 15:58

“Rikthimi i Mike Tyson është një idiotësi. Ai nuk e kupton se mund të vdesë në ring. Nëse ai vendos të duelojë realisht ndaj Tyson Fury për titullin kampion, rrezikon shumë. Bëhet fjalë për një duel mes një 31 vjeçari dhe një 53 vjeçari që nuk ka kuptim dhe nuk duhet ta inkurajojmë”.

I këtij mendimi është boksieri britanik Dillian Whyte, që nuk e sheh si shumë pozitiv faktin e rikthimit në ring të boksierit amerikan Mike Tyson, ish-kampion bote në peshën e rëndë. “Çdo të ndodhë nëse atij i ndodh gjë në ring? Mjaft baltë kemi hedhur në këtë sport, nuk kemi më nevojë për të tjera tragjedi”, – tha White.

“Të gjithëve na pëlqen të bëjmë disa video e t’i postojmë në Instagram, por tjetër gjë është të zhvillosh një duel me 12 raunde. Në moshën e Mike tjetër gjë të thotë mendja dhe tjetër gjë bën trupi. Ai është një legjendë, të mbesë ashtu. Mund të dëmtohet rëndë, ky është shqetësimi im më i madh”, – u shpreh boksieri britanik

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i legjendës së boksit

Burgu, droga, dhuna…jeta e errët e Mike Tyson

Flet legjenda e boksit, Mike Tyson

“Po e pres vdekjen, nuk kam frikë prej saj”

Listës u shtohen Klitschko e Haye

10 kandidatë të famshëm për t’u ndeshur me Tyson


Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”