16.06.2020 - 09:46
Një minoritar grek nga Finiqi, i quajtur Manolis Vitos, ka djegur mbrëmjen e djeshme flamur shqiptar në mes të Sarandës.
Aktin aspak të hijshëm e ka filmuar e më pas videon e ka postuar në rrjetin social Facebook, si për të provokuar.
Pas postimit të videos kanë qënë të shumtë komentet që e dënonin veprimin dhe sjelljet nacionaliste.
Shpesh herë në jug të vendit janë shënuar incidente të tilla me përmbajtje raciste. Ndërsa djegia e flamurit është më e rënda.