MENU
klinika

Presionet e vazhdueshme të Bill Gates

Misteret e vaksinës ndaj Covid-19/ Çfarë dihet deri më tani dhe efektet botërore që priten

02.06.2020 - 08:34

Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit janë shprehur që rreth 1 milion doza nga vaksina e tyre eksperimentale, mund të jenë të gatshme deri në shtator. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock në një konferencë të qeverisë zbuloi se një vaksinë e mundshme kundër koronavirusit që po zhvillohet në Universitetin e Oksfordit ka filluar testimin tek njerëzit nga 23 prilli. Projekti i vaksinave, i cili është duke u drejtuar nga Instituti Jenner dhe Oxford Vacine Group, gjithashtu do të marrë një fond tjetër prej 20 milionësh nga qeveria në vazhdën e fondeve të marra deri tani. “Ne do t’i mbështesim ata deri në maksimum deri në limite dhe t’u japim atyre burimet e nevojshme për t’u dhënë mundësinë më të mirë të suksesit për zhvillimin e një vaksine efikase dhe me rezultate pozitive”, tha z. Hancock. “Fondi i ri i parave do të shkojë për financimin e testimeve klinike të vaksinës”, tha profesori Andrew Pollard, Shef Hetues në studim dhe Profesori i Infeksioneve Paediatric dhe Imunitetit në Universitetin e Oksfordit. “Pothuajse i gjithë financimi i ri do të shkojë në programin e zhvillimit të provës klinike për t’u siguruar që ne mund ta testojmë plotësisht vaksinën tek të rriturit ose adultët e shëndetshëm”, tha Prof Pollard në një prononcim për Sky News. “Pastaj ne do të vazhdojmë të testojmë vaksinën në grupmoshat e tjera”, tha ai. John Bell, Profesor i Mjekësisë në Regius, në Universitetin e Oksfordit, tha se “disa qindra” britanikëve tani u është dhënë injeksioni eksperimental, me shpresë se “sinjalet” nëse funksionon apo jo mund të dalin deri në mes të qershorit. Vetëm dy javë më parë, Prof Pollard dhe ekipi i tij thanë se ata prisnin të prodhonin një milion doza të vaksinës së tyre eksperimentale që në shtator; muaj përpara afateve zyrtare prej 12 ose 18 muaj të cituar nga ekspertë në të gjithë botën. Ndërkohë që fazat e hershme, ose më mirë të themi faza e parë e testimeve të vaksinës tek njerëzit është duke u zhvilluar, planet për kapacitete prodhuese në shkallë të gjerë tashmë janë duke u vendosur “në rrezik”. Kjo do të thotë që nëse vaksinat do të fillojnë të prodhohen në një numër të madh dhe më pas rezultatet dalin që kjo vaksinë nuk është efektive, do të kishim miliona vaksina të kota që nuk hyjnë në punë për asgjë, që nuk i shërbejnë askujt. E veçanta është që edhe nëse provat tek njeriu të vaksinës së prodhuar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit do të dalin pozitive, qytetarët britanikë nuk do të kenë një trajtim preferencial krahasuar me qytetarët e tjerë të globit. Edhe pse në fakt vaksina është prodhuar me fonde të cilat kanë rrjedhur nga të ardhurat e paguara prej tyre me taksat. Marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetit përcakton qartësisht që Britania ka pranuar të punojë me 20 vende të tjera dhe organizata globale përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Italinë për të gjetur një vaksinë dhe për të ndarë rezultatet. Marrëveshja erdhi 24 orë pasi The Telegraph raportoi se z. Hancock dëshironte që britanikët të përfitonin të parët nga çdo vaksinë, e cila është zhvilluar dhe zbuluar duke u financuar nga taksat e tyre. Profesori Adrian Hill, Drejtori i Institutit Jenner, Universiteti i Oksfordit zbuloi se “qëllimi i ekipit është që të kemi rreth një milion doza deri në shtator pasi të kemi rezultatet e testeve tona të efikasitetit të vaksinave tek njerëzit”. “Që nga ai moment e më vonë do të kemi zhvillime të vrullshme për të siguruar sa më shumë doza që të jetë e mundur, sepse është mjaft e qartë se bota do të ketë nevojë për qindra miliona doza në mënyrë ideale deri në fund të vitit për t’i dhënë fund kësaj pandemie dhe të na lërë të vazhdojmë jetën normale në mënyrë të sigurt”, shtoi ai. Produkti eksperimental i ekipit të Universitetit të Oksfordit, i quajtur “ChAdOx1 nCoV-19”, është një lloj imunizuesi i njohur si një vaksinë rikombinuese e vektorit viral dhe është vetëm një nga të paktën 70 vaksinat potenciale kundër Covid-19 në zhvillim nga ekipet bioteknike dhe kërkimore në të gjithë globin. Vaksina u zgjodh si teknologjia më e përshtatshme e vaksinave për virusin pasi mund të gjenerojë një reagim të fortë imunitar nga një dozë e vetme, tha ekipi. Kur u pyetën se si ata arritën të kryejnë një proces i cili normalisht është shumë i gjatë dhe kërkon shumë kohë, në një kohë kaq të shkurtër, Profesori Sarah Gilbert, i cili po udhëheq studimin, tha se ishte hulumtimi i tyre i vazhdueshëm në Sëmundjen X, një agjent infektues i panjohur akoma, i caktuar dhe i menduar që më parë si një shkaktar i mundshëm pandemie, e cila i lejoi ata të lëvizin kaq shpejt me vaksinën kundër Covid-19. “Vitin e kaluar ekipi im po punonte tashmë në vaksinat kundër Lassa Fever (Ethet Lassa), Mers, që është një tjetër vaksinë koronavirusi, dhe gjithashtu Sëmundja X që përmenda më lart”, tha profesori Gilbert. “Natyrisht ne nuk e dinim se çfarë lloj sëmundjeje patogjene do të ishte ajo e cila do të mund të krijonte pandeminë në të ardhmen, por ne po vazhdonim me planet për kërkimet në rast se do të shfaqej një gjë e tillë dhe do të na duhej të kishim në dorë një kundërpërgjigje për të mbrojtur popullatën”, tha ai. Lloji i veçantë i teknologjisë që po përdor ekipi gjithashtu ka përshpejtuar procesin. Vaksina ChAdOx, është një teknologji e ashtuquajtur platformë, e cila mund të përdoret për të bërë vaksina kundër shumë sëmundjeve të ndryshme. Ne e kuptojmë mirë teknologjinë dhe organet etike dhe rregullatore brenda universitetit gjithashtu janë vërtet të njohur me të… dhe kështu që na lejon të lëvizim më shpejt kur krijohet nevoja”.

Roli i Bill Gates

kolana e librave

Themeluesi dhe filantropi miliarder i Microsoft, Bill Gates kohët e fundit lëshoi ​​një thirrje urgjente për liderët botërorë që të bashkohen dhe të fillojnë të planifikojnë sesi vaksinat do të prodhohen dhe shpërndahen, për të shmangur një vonesë potencialisht vdekjeprurëse në dhënien e trajtimit ndaj popullatës. “Ne akoma nuk jemi të sigurt se cilat vaksina do të jenë më efektive, dhe secila kërkon teknologji unike për t’u bërë”, tha ai. “Kjo do të thotë që kombet duhet të investojnë në shumë lloje të ndryshme të objekteve prodhuese tani, duke ditur që disa nuk do të përdoren kurrë. Përndryshe, ne do të humbim muaj pasi laboratori zhvillon një vaksinë për prodhimin e të cilës ne nuk kemi ende mundësi prodhimi në masë”. Sapo të zbulohet një vaksinë e vlefshme, vlerësohet se do të nevojiten miliarda doza, një sfidë e vërtetë që do të përfshijë bashkëpunim ndërkombëtar për të përmbushur kërkesën. “Shumica e vendeve të G20 nuk kanë kapacitete prodhuese të vaksinave dhe asnjë vend nuk e di me siguri se do ta ketë atë strukturë të nevojshme për prodhimin e vaksinës për Covid-19”, tha Dr. Richard Hatckett, shefi ekzekutiv i Koalicionit për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike. Për Ekipin e Oksfordit, miliona ose më shumë doza do të prodhohen nga partnerë në Britani, Europë, Indi dhe Kinë, zbuloi Prof Hill. Dhe nëse vaksina rezulton e suksesshme, ekipi do të kërkojë “miratim të përdorimit urgjent” për të përgatitur menjëherë programin e vaksinimit. “E gjithë kjo punë është bërë në mënyrë të jashtëzakonshme shpejt”, pranoi Prof Hill. Por një provë e vaksinës tek majmunët rhesus macaque nuk i ndaloi kafshët të infektoheshin nga virusi dhe ka ngritur pyetje në lidhje me efikasitetin e mundshëm njerëzor të vaksinës dhe zhvillimin e vazhdueshëm në trupat njerëzorë. “Të gjithë majmunët e vaksinuar, të trajtuar me vaksinën e Oksfordit u infektuan kur u konsideruan si të shëruar nga provat e bëra nga sekrecionet e marra nga hunda”, tha Dr William Haseltine, një ish-profesor i Shkollës Mjekësore në Harvard, i cili kishte një rol kryesor në zhvillimin e hershëm të trajtimeve ndihmëse ndaj HIV-it. “Nuk kishte asnjë ndryshim në sasinë e ARN virale të zbuluar nga këto teste në majmunët e vaksinuar në krahasim me kafshët e pa vaksinuara. Që do të thotë, të gjitha kafshët e vaksinuara u infektuan”, ka shkruar Dr Haseltine në një artikull të Forbes. Por Profesor Hill tha që artikulli ishte mashtrues, sepse majmunët ishin qëllimisht të “mbidozuar” me koronavirus në mënyrë që të testohej në maksimumin e mundshëm ndoshta edhe më shumë se sa duhej, efektiviteti i vaksinës. “E vërteta e sinqertë, mendoj, është se autori është një virolog i moshuar në pension në Harvard, i cili është marrë gjithë kohës me sëmundjet infektive. Ai nuk është një zhvillues i vaksinave”, tha ai. “Ne injektuam një dozë vërtet të lartë të koronavirusit në gojën dhe sytë e majmunëve. Është kaq e thjeshtë të mos ngatërrohesh nga të tilla rezultate”, tha doktor Hill.

Gjithsesi, Prof Hill pranon se shanset e suksesit ende varen në fije të perit. “Qeveria amerikane, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, shumë bamirës dhe filantropë po thonë të gjithë se ne do të paguajmë për ta prodhuar, përpara se të përfundojë faza e testimit. Dua të them, është një lloj i madh votash besimi në atë që ne po bëjmë. Është vërtet lavdëruese për në kjo gjë. Por kjo nuk garanton rezultatin. Mund të jetë asgjë ose mund të jetë e shkëlqyeshme ose diku në mes”, përfundoi ai.

"Shpërdorimi për qëllime politike është real"

COVID-19/ Meta kthen ligjin që ndëshkon median

Një mësim nga Italia, që mund të ndryshojë situatën

Si u shmangën 78 mijë infektime për një muaj!

“Virusi nuk ka krahë”, virologia italiane del me paralajmërimin e fortë

“Shkaku i valës së dytë të Covid-19 do të jemi ne”