MENU
klinika

Kapet nga kamera e sigurisë

Momenti kur Grezda bën sherr në rrugë me sulmuesin

01.06.2020 - 17:01

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, u përfshi në një sherr me grushta sulmuesin Antonio Mirko Colak, në parkingun e stadiumit, ku qëndronin autobusat e të dyja skuadrave, pas ndeshjes Rijeka-Osijek, e përfunduar 3-2, e vlefshme për Kupën e Kroacisë.

Ky lajm ka bërë një bujë të madhe në mediat kroate, të cilat kanë publikuar së fundmi edhe videon e momentit kur shqiptari përplaset me futbollistin serb. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të parkingut ku ndodhi përplasja.

Në rrëfimin e tij pas incidentit pas ndeshjes Grezda tregoi se Colak e ka fyer në ndjenja personale dhe kombëtare gjatë takimit, i cili ishte ishte tepër i nxehtë për 90 minuta.

Nga pamjet duket qartë që ka pasur një provokim nga ana e futbollistit të Rijekës, teksa shqiptari e ka shtyrë me një gjysmëgoditje. Pas këtij momenti, menjëherë u mblodh një turmë njerzish për të ndarë 2 futbollistët. Grezda rrezikon pezullimin nga 2 deri në 6 javë.