MENU
klinika

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku

Mos e përdorni familjen e Jasharajve për “aksham pazare” politike!

03.06.2020 - 07:28

PUSHTETI (i dhuruar) pa votë publike, pa asnjë ditë në pêrvojën e në dredhitē e prapaskenat e djallëzisë sonë aktuale politike, pastaj pa asnjë bazë deleguese partiake, vetëm ashtu kuturu, pa u analizua as shkaqet e as pasojat që Murat Jashari tē propozohet ad hoc të “ulet” në karriken e Presidentit të Kosovës(?!), lêre që është;
– JODEMOKRATIK, (se s’mundesh hop me “bo” njerin president pa asnjë ditë në politikë!);
– ABSURD, (se është i vonuar e s’këndejmi edhe jo etik!);
– I PAMATUR, (se duket si shaka e ditës, në kuptimin si thotē populli “veç me la gojējn”!); por, është edhe tejet:
– NËNÇMUES, (se asnjë dozë morali, e asnjë populli s’do e lejonte që njeriut tē cilit i janē masakru e gjithë familja, të “bashkëpunoj” nesër me armikun mospërfillës si është ende Serbia!) jo vetëm për familjen Jasharaj, por, për gjithë Kosovën dhe shqiptarinê!
P. S. Andaj, lëreni familjen e Jasharajve në altarin e lirisë së historisë, e mos e (keq)përdorni për”aksham pazare” politike!

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!