MENU
klinika

Nis më 19 korrik

Moto GP zyrtarizon kalendarin e 13 garave

11.06.2020 - 12:59

Pas Formula 1, edhe Moto GP zyrtarizuar kalendarin e sezonit 2020. Në kalendarin e publikuar sot nga DORNA, kompania që menaxhon garat e motoçiklizmit, janë 13 gara, të gjitha në Europë.

Sezoni do të nisë më 19 korrik në Spanjë, në pistën e Jerez në Spanjë, ku do të zhvillohen dy gara, 19 dhe 26 korrik. Nga dy gara do të zhvillohen edhe në pistën austriake të Zeltweg, atë të Misanos në San Marino, Aragon dhe Valencia të Spanjës.

Pista të tjera që janë përfshirë në kalendar janë ajo e Brnos në Çeki më 9 gusht, Montmelos në Spanjë më 27 shtator dhe Le Mansh në Francë më 11 tetor. Janë vetëm 5 shtete në Europë ku do të garohet, ku dominon Spanja me 7 gara të tilla.

Po shikohet mundësia që në kalendar të futet të paktën edhe një garë tjetër. Sezoni do të përfundojë më 15 nëntor, ndërkohë që nuk dihet ende fati i garave jashtë Europës për shkak të koronavirus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN