MENU
klinika

Përgjigjet mjeku gastro-hepatolog

A mund të jem prekur nga cirroza alkoolike e mëlçisë. Cilat janë shenjat?

09.06.2020 - 08:43

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A mund të jem prekur nga cirroza alkoolike e mëlçisë. Cilat janë shenjat?

Mjeku: Pacienti i prekur prej cirrozës nga alkooli mund të shfaq:
-dobësi dhe lodhje
-humbje të oreksit
-humbje të peshës
-humbje të masës muskulare dhe krampe (ngërç) muskulare
-ikter ose zverdhje të syve dhe të lëkurës
-ënjtje të këmbëve
-ascit ose fryrje e barkut nga grumbullimi i ujit në të
-të përziera dhe të vjella
-humbje të qimeve të trupit dhe të aftësisë seksuale tek burrat
-rritje të qimeve në fytyrë, zë të thellë, çrregullime menstruale tek gratë

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.