MENU
klinika

Bojkotimi

Mustafa: Osmani dhe Kurti, të papërgjegjshëm

04.06.2020 - 12:06

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me bojkotimin e Osmanit dhe Kurtit.

Mustafa shprehët që të dy ju kanë ikur përgjegjësisve të tyre, duke filluar nga Osmani e cila nuk drejtoi Kuvendin dhe nuk ke prezent kur partia e saj do të drejtonte koaliconin qeverisisë e vazhduar me Kurtin I cili nuk dorëzoi sot detyrën Hotit.

Mustafa shprehët më tej që para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.

Postimi i plotë

kolana e librave

Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë.

E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.

Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.

Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij. IM