MENU
klinika

Kemi 8 muaj pa punë, të ndahet hesapi!

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë pagën e dytë të luftës

09.06.2020 - 11:48

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot në protestë duke kërkuar pagën e dytë të luftës, por edhe rikthimin në punë. Ata janë ndarë në dy grupe sot, një pranë prefekturës dhe një tjetër pranë uzinës.

Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh kërkojnë edhe një takim me pronarin që ka marrë uzinën.

“Ne kërkojmë edhe të hapet puna dhe rrogat e prapambetura që na kanë sorollatur nëpër gjyqe. Ne nuk dimë ku jemi. Ne duam që të ndahet hesapi, ose të fillojë puna ose të na thonë që kjo mbaroi dhe nuk ka më punë. Ne jemi papunë. Ne nuk dimë ku jemi as në tokë as në qiell”, tha një prej naftëtarëve

“Ne kemi ardhur për rifillimin e punës. Ta dimë kur do të fillojmë se jemi 8 muaj pa punë”, tha një naftëtar tjetër.

Naftëtarët e Ballshit në datën 23 prill u bënë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, ndërsa sot ata kërkojnë sërish të ndihmohen nga shteti.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier