MENU
klinika

"Në 9 muaj kemi marrë vetëm 3 paga minimale"

Naftëtarët e uzinës së Ballshit sërish në protestë

12.06.2020 - 09:59

Naftëtarët e uzinës së Ballshit ngrihen sërish në protestë. Ata kërkojnë rifillimin e punës dhe pagat e prapambetura prej disa muajash tashmë. Naftëtarët shprehen se kanë marrë vetëm 3 paga minimale prej 260 mijë lekësh për 9 muaj.

“Duam që të rifillojë puna se kemi në kohë të gjatë pa punë. Prandaj kemi dalë në protestë që të përshpejtohen hapat për rinisjen e punës. Ministria ka bërë vetëm mbledhjen e Task-Forcës dhe ka urdhëruar që të vihet në punë Uzina, por duke qenë se gjerat janë burokratike, këta nuk kanë ardhur të takohen me punëtorët se kush do të futet në punë.

Ne nuk duam që të paguhet vetëm një pjesë e punëtorëve, por të fillojnë punën të gjithë. Ne kemi marrë 3 paga minimale deri në fund të vitit 2019 dhe një pagë lufte në janar, nga ku kemi dalë si të papunë. Ekonomia e familjeve të naftëtarëve është shumë e rëndë. Kanë fëmijët ën shkollë se kemi ndenjur për një periudhë të gjatë pa rroga. Ne do të protestojmë derisa të realizohen kërkesat tona.”

Janë më shumë se 850 punonjës të uzinës së Ballshit që kanë mbetur pa punë që prej vitit të kaluar, për shkak se rafineria nuk furnizohet me naftë bruto.

Ndërkohë situata e pandemisë e ka përkeqësuar gjendjen e tyre, ndërsa shprehen se do t’i vazhdojnë protestat e tyre deri në plotësimin e kërkesave që kanë.

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet

Fëmijët u zunë te pularia dhe ndërhynë prindërit

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, si nisi gjithçka