MENU
klinika

10 mijë vetë në stadium

Naser Aliji fiton Kupën e Hungarisë

04.06.2020 - 10:56

Naser Aliji fiton Kupën e Hungarisë me ekipin e tij Honved. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte pjesë e këtij triumfi. Finalja e Kupës së Hungarisë nuk ishte shumë ndryshe nga ndeshjet para pandemisë, teksa një numër i madh tifozësh ishin në stadium.

Në sfidën mes Honved dhe Mezokoveszd ishin të pranishëm rreth 10 mijë tifozë në stadium, për të mbështetur skuadrat e tyre. Ndeshja përfundoi 2-1 për Honved, që fitoi kështu Kupën e Hungarisë, në një atmosferë të zjarrtë të krijuar nga tifozët.

Kujtojmë se qeveria ka dhënë lejen për tifozët në stadium, por me kusht që këta të fundit të respektojnë rregullat, siç është distancimi social, diçka që nuk u respektua.

Mbrojtësi shqiptar është aktivizuar nga stoli në minutën e 85’, por ishte vendimtar pikërisht në minutat e fundit kur skuadra e tij po mbronte rezultatin. Aliji në fund largoi një top me kokë në zonë, madje duke u përplasur fort dhe rrezikuar shumë. Në fund, një festë e ligjshme edhe për futbollistin e Kombëtares sonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN