MENU
klinika

Përgjigjet Dr. Apostol Vaso

Natën më dhembin këmbët poshtë gjurit. Si shpjegohet?

04.06.2020 - 10:36

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Çdo natë kur bie të fle mbas mesnate kam nje dhimbje dhe rëndesë të këmbëve në pjesën nga gjuri e poshtë. Është një ndjesi që nuk mund të flesh. Shpesh ngrihem dhe qëndroj e ulur. Ndjej të nevojshme të kem një peshë të rëndë ose një masazh të fortë në pjesën që më dhemb.

Përgjigjet dr. Apostol Vaso, specialist në Algologji, pra në trajtimin e dhimbjes: Duket dhimbje neuropatike. Duhet te kryeni nje ekzaminim skanerik te pjeses lumbare te mesit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.