27.06.2020 - 09:41
Regjisori i njohur Kelly Asbury, i cili ka sjellë ndër vite projekte fantastike të filmave të animuar, është ndarë fatkeqësisht nga jeta.
Asbury ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare.
Shkak i vdekjes së tij është bërë beteja e gjatë me kancerin, të cilit s’i ka mbijetuar dot më gjatë.
Asbury do të mbahet mend si regjisori i “Shrek 2” apo “Smurfs”, filma të animuar gjatë fëmijërisë.
Veçse regjisor, Asbury do të mbahet mend gjithashtu si autor i librave për fëmijë.
Madje, ai shkroi edhe një pjesë të profileve të biografisë së Jeff Dunham, Edgar Bergen, Shari Lewis, Jimmy Nelson dhe Paul Winchell.