MENU
klinika

Bundesliga, java 24

Ndeshja e prapambetur, Frankfurt fundos Bremen

03.06.2020 - 21:31

Është luajtur në Bundesligë ndeshja e prapambetur e javës 24, kur Werder Bremen humbi 0-3 në shtëpi me Eintracht Frankfurt. Mendohej se pikërisht kjo ndeshje do të ishte shpëtimi i Bremen, sidomos pas fitores së fundit, por vendasit kanë bërë “vetëvrasje”.

Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. I pari gol do të vinte në minutën e 61-të nga një emër i njohur, me autor Andre Silva. Vendasit bëjnë 4 zëvendësime njëri pas tjetrit, madje në fushë hyn edhe Rashica, por pa arritur të barazojë.

konica sportkonica sport mobile

Në 81’ vjen goli i dytë i miqve me autor Ilsanker, që sapo ishte futur në lojë. Po ky futbollist godet sërish në 90’, duke fundosur Bremenin në shtëpinë e vet. Me këtë fitore, Frankfurt i largohet njëherë e mirë fundit, ndërsa Bremenit i duhet të luftojë fort në 5 javët e mbetura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dopietë e Lewa-s, kryeson në Europë

Goleadë, Bayern “prek” titullin e tetë radhazi