MENU
klinika

Rritja e infektimeve

Ndryshon mendje Mali Zi, mbyllë kufijtë tokësorë me Shqipërinë

20.06.2020 - 09:52

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi para pak minutash, se Njësia Operacionale e Krizës së Qeverisë së Malit të Zi ka vendosur sot të rishikojë listën e vendeve që do të lejohen të hyjnë në territorin e tij në kuadër të luftës kundër koronavirusit COVID-19.

Nisur nga numri në rritje i shtetasve të infektuar aktiv në vendin tonë, që aktualisht e kalon numrin 700 (limit ky i vendosur më parë nga autoritetet malazeze dhe që e kalon shifrën 25 të infektuar për 100.000 banorë), autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokesorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të kryer brenda 48 orëve.

Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:

– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
– kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
– personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.

Ky regjim fillon prej mesnatës së të dielës, datë 21 qershor 2020, dhe është i vlefshëm deri në një vendim të dytë të Njësisë Operacionale të Krizës në Podgoricë.

Për informacione të detajuara, mund të vizitoni linkun 

Image

Për të udhëtuar drejt shtetit fqinjë do të duhet…

Mali i Zi vendos edhe Shqipërinë në listën e “verdhë”

Ja sa u regjistruan brenda 24 orëve!

Mali i Zi regjistron rekord infektimesh

Do të dalin me një listë të përbashkët

Edhe shqiptarët e Malit të Zi bëhen bashkë në zgjedhje

Me më pak se 2 mijë raste/ Ja masat!

Mali i Zi shpall sërish epideminë e koronavirusit

Mekanizmi për ndihmë humanitare

BE, 65.000 maska për katër vendet e Ballkanit

Hap kapitullin e fundit të negociatave

Mali i Zi një hap larg anëtarësimit në BE