MENU
klinika

Ja çfarë thotë kronika e Gjon Muzakës…

Në dobi të nevojës për çlirim, Skënderbeu zgjodhi një rrugë jo shumë të pelqyer

10.06.2020 - 05:06

Gjatë vitit 1456 një valë tradhëtish goditën projektin e Skënderbeut për çlirimin e tokave arbërore nga invazori osman. Nipi i tij, Gjergj, Stres Balsha, në bashkëpunim me të vëllanë, Gjokën ia dorëzuan Modriçin osmanëve prej një çcimi prej afro 30 000 dukatësh të argjendta.

Kjo ishte një goditje e rëndë si familjare dhe strategjike për Skënderbeun, i cili për çdo kontakt të përmirsuar me jashtë, po pësonte kundërveprime të fuqishme nga brenda.

Kjo valë tradhëtish që plasën në këtë periudhë, padyshim ishte vepër e inteligjencës osmane. Në këtë çështje kronika e Gjon Muzakës paraqet interes të jashtëzakonshëm. Muzaka thotë:

“Zoti Skënderbej ishte i ditur dhe trim; pasi shtiu në dorë Matin, zotërimin atësor, dhe pasi u bë zot i qytetit të Krujës, të cilin i ati nuk e kishte pasur, dhe pasi u bë Kapedan i përgjithshëm i zotërve të Shqipërisë (titull i akorduar nga Alfonsi V), brenda një kohe të shkurtër synoi të shtinte në dorë gjithë vendin; futi në burg vëllezërit, zotin Gjon dhe zotin Gojko Balsha… ua shkëputi zotërimin që ata kishin midis Krujës dhe Lezhës, domethëne krahinën e Misies.

Ai i hoqi edhe zotit Moisi Komninit shtetin e vet, i cili ishte në Dibër… Dhe pasi vdiq im atë, hkëputi edhe nga ne Tomorrishtëm, domethënë Myyeqenë e Vogël dhe po kështu ua mori zotëve të tjerë vendin e Komit dhe të Rancit, të cilët nuk mund të mbroheshin sepse ai tashmë ishte fuqizuar së tepërmi me luftëtarë… dhe shpresa iu rrit aq më tepër kur Papa Piu II deshi të bënte kryqëzatën…”

Duket qartë se kjo kronikë hedh dritë mbi prirjet absolutiste të Skëndebeut, të viteve 1455-1464. Në dobi për t’i shërbyer kauzës së tij çlirimtare ai zgjodhi, mbase një rrugë të papëlqyshme për të stabilizuar feudalët e vendint të tij, duke ia marrë zotërimet një për një.

Burime dokumentare shqiptare, faqe 195