Lideri opozitar i Maqedonisë së Veriut njëkohësisht kreu i VMRO- DPMNE, Mickoski ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në mes të korrikut.
Ai ka kërkuar që të hartohen protokollet që mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe zgjedhje të lira dhe demokratike.
Po ashtu ai propozon të pritet njëherë misioni i OSBE për monitorimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, dhe pas konferencës së parë, ditën e ardhshme të caktohet data.
“Keni kohë që deri në fund të ditës të vazhdoni gjendjen e jashtëzakonshme sepse VMRO-DPMNE ka dy kërkesa, së pari të hartojmë protokolle me çka do të mbrojmë shëndetin e qytetarëve, dhe së dyti të kemi zgjedhje fer, demokratike dhe inkluzive. Kjo do të thotë që ditën e parë kur misioni për monitorimin e zgjedhjeve nga OSBE/ODHIR të arrijë në Maqedoni, pas konferencës së parë të tyre, ditën tjetër le të fillojë kampanja dhe atë ditë le të caktojmë datën e zgjedhjeve. Sipas VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, kjo datë do të ishte diku nga mesi i korrikut”, tha Mickoski.