MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Ngec Prishtina dhe Ballkani, humbin terren me kreun

25.06.2020 - 17:50

Dy skuadrat pretendente në Superligën e Kosovës, Prishtina dhe Ballkani, janë ndalur në barazime 1-1, duke humbur terren sa i përket kreut, që mbahet Drita. Prishtina u ndal nga Llapi, ndërsa Ballkani nga Ferizaj, të dyja ndeshjet në transfertë.

Prishtina e mbylli 45 minutëshin e parë në epërsi me rezultat 0-1. Golin e avantazhit për kryeqytetasit e realizoi sulmuesi në superformë, Ahmed Januzi. Llapi ka barazuar me të filluar pjesa e dytë me Mentor Zhdrella, që realizon supergol.

E njëjta situatë edhe për Ballkanin, që e mbyll pjesën e parë në avantazh 0-1 me gol të Arbër Prekazit. Por Albin Krasniqi barazon për vendasit në pjesën e dytë. Një barazim që thuajse nxjerr Ballkanin nga lufta për titull.

Ndërkaq, derbi lokal në mes të Feronikelit dhe Drenicës nuk solli fitues. Nga një pikë është komode për të dyja skuadrat, që janë në mesin e renditjes dhe pa objektiva.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN