MENU
klinika

Ndërron jetë rrugës për në spital

Ngjarje e rëndë, 31 vjeçari hidhet nga kati i katërt i pallatit

22.06.2020 - 07:48

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Elbasan.

Një 31 vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Beqir Dardha”, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spital.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç, është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN