MENU
klinika

Hapet zyrtarisht procesi!

Nis regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut

10.06.2020 - 08:37

Pas një pune përgatitore prej disa muajsh, Kadastra Shqiptare ka hapur zyrtarisht procesin e regjistrimit fillestar në 8 zonat kadastrale të Bregdetit të Jugut dhe konkretisht:

ZK.2863 – Palasë,

ZK.1481 – Dhërmi,

ZK.3844 – Vuno,

ZK.2518 – Lukovë,

ZK.1739 – Gjilekë,

ZK.1982 – Ilias,

ZK.1952 – Himarë,

ZK.2806 – Nivicë.

Rregjistrimi i pronës në Jug, është operacioni më i madh kadastral i ndërmarrë nga shteti shqiptar në atë zonë.

Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj.

Gjithashtu, procesi do të trajtojë edhe rreth 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje, etj.

Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.

Procesi i regjistrimit fillestar, mundësohet përmes ligjit të ri për Kadastrën, të hyrë në fuqi në fillim të vitit të kaluar, si edhe të ligjit për për fundimin e proceseve tranzitore, të hyrë në fuqi para rreth një muaji.

I gjithë procesi i regjistrimit, do të kryhet dhe monitorohet nga ekipe të dërguara nga Tirana, për shkak të ekspertizës më të mirë dhe për shkak të shmangies së konfliktit të interesit midis punonjësve lokalë.

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier

E pëson keq administratori i biznesit

Shpërthimet në gurore dëmtojnë banesat në Pashall

Prezantohet Bardhi në Fier, Kaso në Korçë

Drejtuesit politikë të PD në terren!

“Nuk e dija gjë që vajza ishte shtatzënë!”

E mitura lind foshnjën dhe e braktis në maternitet