MENU
klinika

Joschka Fischer/ Project Syndicate

Bota po tronditet nga kriza e trefishtë!

26.06.2020 - 16:42

Pandemia COVID-19 po hyn në fazën e saj të dytë pasi vendet gradualisht rihapin ekonomitë e tyre dhe madje revokojnë masat e rrepta të distancimit shoqëror. Megjithatë, pa një terapi të efektshme, një zgjidhje universale në dispozicion ose vaksinë, kalimi përsëri në “normal” do të jetë më shumë aspirues sesa i vërtetë. Më keq, rrezikon të shkaktojë një valë të dytë të infeksioneve në nivelin lokal dhe rajonal, dhe ndoshta në një shkallë shumë më të madhe.

Vërtetë, vendimmarrësit politikë, ofruesit e kujdesit shëndetësor, shkencëtarët dhe publiku i gjerë kanë mësuar shumë nga përvoja e valës së parë.

Megjithëse një valë e dytë e infeksioneve duket shumë e mundshme, ajo do të jetë ndryshe nga vala e parë. Në vend të një mbylljeje në shkallë të plotë që ndalon jetën ekonomike dhe sociale, përgjigja do të mbështetet kryesisht në rregulla të rrepta, por do të bazohet tek distancimi shoqëror, maska ​​për fytyrën, telekomunikimi, konferenca me video, etj. Por, në varësi të intensitetit të valës tjetër, bllokimet lokale ose rajonale mund të konsiderohen ende të nevojshme në rastet më ekstreme.

Ashtu si vala e parë e pandemisë, faza tjetër do të përfshijë një treshe krizash të njëkohshme.

Rrezikut të infeksioneve të reja, duhet t’i shtohen pasojat ekonomike dhe sociale dhe një shpërthim gjeopolitik.

Ekonomia globale tashmë është në një recesion të thellë që nuk do të tejkalohet shpejt ose lehtë. Dhe kjo, së bashku me pandeminë, do të ndikojë në rivalitetin intensiv Sino-Amerikan, veçanërisht deri në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në nëntor.

Dhe sikur të mos mjaftonte ky kombinim i trazirave shëndetësore, socioekonomike dhe gjeopolitike, nuk mund të injorohet gjithashtu faktori Trump.

Nëse Presidenti i SHBA Donald Trump do të fitonte një mandat të dytë katër vjeçar, kaosi aktual global do të përshkallëzohej në mënyrë dramatike, ndërsa një fitore për kundërshtarin e tij demokrat, Joe Biden, të paktën do të sillte një stabilitet më të madh.

Duke pasur parasysh krizat, nuk është e tepërt të thuhet se njerëzimi po i afrohet një kryqëzimi historik.

A do të jenë në gjendje vendet më të pasura në Perëndim dhe Azi të përballojnë një recesion të tillë, të zgjatur? Edhe nëse triliona dollarë shpenzohen për të shmnagur një kolaps të plotë, pyetja do të jetë se çfarë vjen më pas.

Në skenarin më të keq (i cili nuk është i pamundur), Trump rizgjidhet, vala e dytë e pandemisë është globale, ekonomitë vazhdojnë të rrëzohen, dhe lufta e re e ftohtë në Azinë Lindore bëhet e  nxehtë.

Megjithatë, kriza e trefishtë do të fillojë nënjë epokë të re, duke kërkuar që sistemet politike dhe ekonomike kombëtare dhe institucionet multilaterale të rindërtohen. Edhe në skenarin më të mirë, nuk mund të ketë kthim pas.

Ne nuk duhet të kemi iluzione se çfarë mund të duhet të vijë më pas.

Krizat e shkaktuara nga pandemia në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në një rishpërndarje radikale të fuqisë dhe pasurisë në nivelin global.

Shoqëritë që janë përgatitur për këtë përfundim duke mbledhur energjinë e nevojshme, njohuritë dhe investimet do të jenë ndër fituesit; ata që nuk arrijnë të shohin se çfarë po vjen, do të jenë mes humbësve.

Në fund të fundit, shumë përpara pandemisë, bota tashmë po kalonte një tranzicion në epokën dixhitale, me implikime shumë të gjera për vlerën e teknologjive tradicionale, industritë dhe shpërndarjen e fuqisë dhe pasurisë globale.

Për më tepër, një krizë edhe më e madhe globale tashmë është plotësisht e dukshme në horizont.

Pasojat e ndryshimit të klimës do të jenë shumë më të rënda se çdo gjë që kemi parë ndonjëherë, dhe nuk do të ketë shanse që një vaksinë ta zgjidhë atë problem.

Pandemia e COVID-19 shënon kështu një pikë kthese të vërtetë.

Për shekuj, ne kemi mbështetur në një sistem të ekonomisë politike që përfshin shtete sovrane egoiste, industri (si nën kapitalizëm ashtu edhe socializëm) që funksionojnë me lëndë djegëse fosile, dhe konsumin e burimeve të fundme natyrore. Ky sistem po arrin shpejt kufijtë e tij, duke e bërë të pashmangshëm ndryshimin thelbësor.

Detyra tani është të mësojmë sa më shumë që të kemi mundësi nga vala e parë e krizës së trefishtë.

Për Evropën, ky moment paraqet një mundësi të papritur për të larguar të metat e saj të dukshme. Evropa ka vlerat politike (demokracinë, sundimin e ligjit dhe barazinë sociale), njohurinë teknike dhe fuqinë e investimeve për të vepruar në interes të parimeve dhe qëllimeve të veta, si dhe ato të njerëzimit në përgjithësi.

Pyetja e vetme është se çfarë po presin evropianët.

Joschka Fischer ishte Ministri i Jashtëm gjerman dhe zëvendëskancelar nga 1998-2005. Fischer hyri në politikë pasi mori pjesë në protestat e viteve 1960 dhe 1970, dhe luajti një rol kryesor në themelimin e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, të cilën ai e drejtoi për gati dy dekada.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Joschka Fischer/ Project Syndicate

Lamtumira e Angela Merkelit

Joschka Fischer/ Project Syndicate

Siguria evropiane dhe pengesat e Gjermanisë

Joschka Fischer/ Project Syndicate

Strategjia që ka nevojë Evropa