MENU
klinika

Pas goditjes me grusht

Nuk mbarojnë telashet, Grezda gjobitet nga klubi

05.06.2020 - 19:37

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, ishte protagonisti negativ i javës në Kroaci. Pas ndeshjes me Rijekën, të humbur 3-2 me përmbysje, u shfaq shumë i ngarkuar psikologjikisht dhe goditi me grusht sulmuesin kundërshtar Colak në zonën e parkingut të stadiumit.

Ky episod bëri bujë të madhe dhe Federata e Kroacisë mori masën ndëshkuese me 4 ndeshje pezullim. Tani një tjetër goditje vjen për Grezdën, i cili ditën e sotme është njoftuar për një tjetër dënim, kësaj radhe financiar.

Klubi i Osijek ka vendosur të gjobisë rëndë gjakovarin, i cili do të jetë i detyruar të heqë dorë nga 20% e pagës së vitit të ardhshëm. Këtë lajm mjaft negativ për lojtarin e raporton vetë klubi në faqen zyrtare.

“Sulmuesi ynë Eros Grezda do të humbasë 20% të pagës për vitin e ardhshëm futbollistik, i cili është maksimumi i gjobvënies. Në përputhje me rregullat disiplinore dhe pas incidentit me Rijekën në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë, klubi i Osijekut gjobiti lojtarin, shkruhet në deklaratën klubit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN