MENU
klinika

Arrestohet 56-vjeçari në Gramsh

Nxjerr thikën dhe tenton të vjedhë një grua në autobus

30.06.2020 - 12:24

Një 56-vjeçar në Gramsh u arrestua nga Policia pasi tentoi t’i vidhte një gruaje çantën e dorës në autobusin që të çon në Lenie.

Policia njofton se i prangosuri është V.P., banor i Lenies dhe gruaja L.M., bashkëfshatare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, i cili ishte pasagjer në autobuzin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë arrestim në flagrancë të autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.